Aksident i rëndë në Lezhë, përplasen dy motomjete, raportohet për të lënduar
09/03/2025 15:23
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Kune të Shëngjinit.
Korrespondentja e Top Channel Brixhilda Deda bën me dije se janë përplasur dy motorë, ku për pasojë dyshohet se një person ka mbetur i plagosur.
Ky i fundit është transportuar për në spitalin e Lezhës, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Top Channel