
Në ditën ndërkombëtare të Gruas, nëpër Prishtinë jehuan emrat e grave të vrara në Kosovë.
Në ecjen e përvitshme “Marshojmë S’festojmë” u kërkua drejtësi për secilën grua që u vra nga partnerët e tyre në 15 vjetët e fundit në Kosovë.
Në kërkesë për drejtësi e siguri për gratë, organizatorët ngjyrosën me të kuqe e gjuajtën tymuese drejt institucioneve.
Edhe këtë vit, marshi nisi nga sheshi Zahir Pajaziti e përfundoi para objektit të Qeverisë së Kosovës ku u shpalosën kërkesat për barazi gjinore.
Alba Ajdarejvik aktiviste: Sot protestojmë kundër dhunës seksuale, ekonomike, fizike e emocionale ndaj grave dhe trafikimit të grave e vajzave këtu e në të gjithë botën.
Organizatorët e marshit konstatuan se institucionet në vend nuk punojnë mjaftueshëm për të mbrojtur gratë.
Alba Ajdarejvik aktiviste: Ngjarja tronditëse e përdhunimit të shumëfishte të vajzës 11-vjeçare në Kosovë e cila ishte viktimë e dhunës seksuale dhe më parë, tregon dështimin e institucioneve për ta mbrojtur atë. Në vitin 2023 ajo u përdhunua në një strehimore shtetërore derisa rishtazi raportohet se është trafikuar dhe dhunuar nga tre persona. Ky rast është një pasqyrim i dhunës sistematike ndaj vajzave dhe grave në Kosovë.
Që nga viti 2010 e deri më tani në Kosovë, nga partnerët e tyre u vranë 58 gra.
Top Channel