
Presidenti i SHBA Donald Trump ka kritikuar sërish Ukrainën, teksa ka deklaruar se është më e lehtë të ndërmjetësosh me Rusinë.
“E kam më të vështirë, sinqerisht, të merrem me Ukrainë” sesa Rusia, në përpjekjet për të ndërmjetësuar paqen midis dy kombeve. SHBA-të po diskutojnë shumë mirë me Rusinë dhe mund të jetë më e lehtë të merresh me Moskën sesa me Kievin, u tha Trump.
SHBA ka pezulluar përkohësisht aksesin e Ukrainës në disa imazhe satelitore, tha kompania e teknologjisë hapësinore Maxar, pasi Trump ka pezulluar tashmë ndihmën ushtarake për vendin.
Vjen saktësisht një javë pas një debati të jashtëzakonshëm në Shtëpinë e Bardhë , në të cilin Trump qortoi presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për “mosrespektim” ndaj SHBA-së.
Kjo gjë bëri që Trump të ndalonte të gjithë ndihmën ushtarake amerikane dhe shkëmbimin e inteligjencës me Kievin.
Top Channel