
Sipas KQZ 294,155 kërkesa për regjistrim për të votuar në zgjedhjet e 11 majit janë nga diaspora.
245,975 qytetarëve u është pranuar, kurse 48,180 u është refuzuar.
“Në këtë periudhë nga 9-12 mars vetëm ata që janë regjistruar kanë të drejtë të kërkojnë të bëjnë ndryshime që lidhen me adresën dhe vetëm me adresën. Dy ditëshi është për ata që janë të regjistruar dhe u është miratuar, ata që kanë marrë refuzim nuk mund të bëhet asgjë dhe kjo është e qartë si në kodin zgjedhor ashtu edhe në akte”, tha Celibashi.
Të gjithë ata që u është refuzuar kërkesa nga KQZ mund të ankohen në gjykatën e Tiranës jo më vonë se data 11 prill. Nga momenti i refuziumit deri më 11 prill mund të paraqesin ankesë një platformë online”, tha Celibashi.
Top Channel