
Kryeministri Edi Rama sot ka komentuar situatën e tensionuar mes Amerikës dhe Evropës.
Sipas Ramës, mund të jetë një shenjë që presidenti amerikan, Donald Trump i shpëtoi atentatit, ku mbeti i plagosur në vesh.
Rama: Ndoshta zoti i shpëtoi jetën Trump jo vetëm për ta bërë Amerikën të madhe sërish, por për t’i dhënë mundësinë Evropës që të mos vazhdojë njësoj, se nuk është njësoj.
S’duhet të kërkojmë një ushtri barbarësh analfabetë, por kërkojmë diçka në tërësi, diplomacia, çelja e korridoreve të reja të dialogut apo të qenit më pak vetëreferentë dhe të jemi më të vendosur për mënyrën tonë të jetesës.
Evropa ka më pak miq sot se para agresionit rus. Pse ka ndodhur kjo, s’ka aspak ndryshim që Evropa u ngrit në kohën e duhur, është komplekse, e ndërlikuar, por ndoshta zoti i shpëtoi jetën Trump jo vetëm për ta bërë Amerikën të madhe sërish, por për t’i dhënë mundësinë që Evropa të mos vazhdojë njësoj, se nuk është njësoj.
Top Channel