“Do ndërtohen kulla te Biblioteka, stadiumi dhe Pallati i Kongreseve”, Berisha: Qeveria po jep pronat për ndërtime, duhet t’i merrnin pronarët

07/03/2025 12:54

Kryetari i PD-së, Sali Berisha thotë se qeveria po jep pronat për ndërtime, ndërsa shton se pronat duhet t’i merrnin pronarët.

Më tej ai pretendoi se stadiumi Dinamo, Biblioteka dhe Pallati i Kongreseve do të shndërrohen në kulla.

Më tej demokrati tha se qeveria nuk mund t’ua japë kurrë të tretëve, referuar pronave.

Konkretisht, prona, godina e re e Bibliotekës Kombëtare, rikonceptim i rezidencave qeveritare në Vlorë, të dini ju betejën e Edi Ramës me kushërinjtë për rezidencat në Vlorë, ka kufi vetëm qiellin.

E keni dëgjuar ju një kushëri që thotë më grabiti pronën, jo ky që e bëri prefekt, një kushëri tjetër thotë më ka marrë pronën mua.

Një kushëri e akuzon Ramën se i ka marrë pronën dhe tani del se Rama fut në hyqmin e vet personal, se kjo Kokona është thjesht një marionetë, është e njohur kjo, njeri problematik, do marrë konceptimin e rezidencave qeveritare në Vlorë.

Aty do ndërtohet kompleksi i rezidencave të mafies më të rrezikshme të Europës. Stadiumi Dinamo, rikonceptim, shndërrohet në kulla. Nuk kursehet as Pallati i Kongreseve, jo, jo, iku. Urdhëroni, janë 17, për të mos vazhduar gjer në fund. Kadastra shqiptare, ndërtimi i kompleksit guvernativ në bulevardin Zhan D’ark.
Do ndërtojmë një kompleks qeveritar tjetër, ky që është, është nga komplekset më monumentale në Europë, absolutisht ndër më të bukurit, por nuk ka se do vjedhin, do vjedhin, do vjedhin. Ai është kompleks i njërit prej arkitektëve më të mëdhenj të kohës dhe tani duhet të ndërtojmë një tjetër për të vjedhur Edi Rama me klanin e tij.

Janë të detyruara t’i dorëzojnë Kokonës pronat, Kuvendi i Shqipërisë, Ministria e Infrastrukturës, agjencia kombëtare e ujësjellës-kanalizimeve, autoriteti i aviacionit civil, kudo ku i ka vënë ky syrin pronave, janë të detyruar për t’i dorëzuar. Janë prona të kësaj drejtoria. Është plotësisht normale që qeveria mund t’i lëshojë, por duhet t’ua japë pronarëve. Qeveria nuk mund t’ua japë kurrë të tretëve. Ligjet e vendit janë këto. Ky faktikisht çrrënjos me këtë vendim qeverie çdo gjë. Pra, e tëra prona shqiptare e vlefshme, de facto shndërrohet në pronë të klanit më të rrezikshëm të Europës, klanit Rama.

Se si një agjenci e vetme, mund të bëhet edhe pronare, edhe shitëse e pronës, kjo nuk ka ekzistuar kurrë. Ka një check and balance, ky mekanizëm shuhet. Pronari i pronareve në Republikën e Shqipërisë ka qenë Ministria e Financave. Pronat që i kanë pasur dikasteret e tjera, ato kanë marrë vendime për to, por gjithnjë pas miratimit nga Ministria e Financave, që ka qenë një kontroll i fortë. Kurse tani zonja Kokona shkruan vetë, vulos vetë, vendos vetë. Tejkalon kjo gjë çdo imagjinatë.”, tha Berisha.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta