Von der Leyen shpalosi planin 800 miliardë euro, Putin kërcënon BE: Nuk tërhiqem!

06/03/2025 20:45

Në një moment të tensionuar për Evropën dhe botën, presidenti rus Vladimir Putin ka kërcënuar sërish sot se Rusia nuk do të heqë dorë nga asgjë që është e saj, duke lënë të kuptohet se nuk do të tërhiqet nga territoret e pushtuara në Ukrainë.

Shefi i Kremlinit ka thënë se “gabimi i armiqve ka qenë gjithmonë të na nënvlerësojnë”. Ky koment erdhi pas shpalljes së një plani riarmatimi prej 800 miliardë eurosh nga Bashkimi Evropian, për të përballuar kërcënimet që mund të vijnë nga Moska.

Në këtë kontekst, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, paralajmëroi se “Evropa është në rrezik” dhe shtoi se Evropa duhet të mbrohet për të siguruar stabilitetin dhe paqen, duke theksuar rëndësinë e planit të riarmatimit “Rearm Europe”.

Në anën tjetër, Rusia ka refuzuar një propozim për një armëpushim njëmujor, duke e konsideruar atë të papranueshëm.

Ndërkohë, në një intervistë të veçantë, Keith Kellogg, i dërguari i posaçëm i Donald Trump për Rusinë dhe Ukrainën, deklaroi se një etiketim “humbës” në Ukrainë do të tërhiqte Shtetet e Bashkuara në një luftë të pafund.

Ai e konsideroi këtë një rrezik të madh për sigurinë amerikane, duke shtuar se politika e Trump ishte të ndalonte luftimet dhe të shmangte përshkallëzimin e konfliktit.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta