Shpenzoi mbi 640 mijë euro në lokalin e VIP-ave në Milano me kokainë dhe prostituta, zbardhet çfarë deklaronte klienti me “peshë”

06/03/2025 17:01

Stefania Nobile, vajza e Wanna Marchi, e njohur si “mbretëresha e telemarketingut” dhe Davide Lacerenza, ish-partneri i saj dhe pronari i Gintoneria, një lokal për VIP-at në Milano, janë vënë në pranga pasi dyshohen se lokalin e kishin kthyer në “fole” prostitucioni.

Por duket se hetimet janë ndalur tashmë edhe në një tjetër pikë, atë të pastrimit të parave për të cilën dyshohet se përgjegjës është Davide Lacerenza, para të cilat dyshohet se i ka sjellë edhe në Shqipëri.

Së fundmi, autoritetet italiane kanë zbuluar dëshminë e një milioneri përpara dy vitesh, i cili kishte shpenzuar gjithsej mbi 640 mijë euro në lokalin e Laceranzas.

Historia e tij është ndoshta më e bujshme ndër klientët e shfrytëzuar nga Lacerenza, por nuk është e vetmja. Në dokumentet e prokurores Francesca Crupi dhe të prokurores të posaçme Bruna Albertini, janë dhjetëra histori të ngjashme. Klientëve “me peshë”, siç i quante Lacerenza, i ofrohej gjithmonë paketa e plotë, e cila përmbante shampanjë, kokainë dhe prostituta…

Hetimet kanë nisur pikërisht nga shumat e paguara nga S. S., pasi në prokurori kanë mbërritur njoftime për operacione financiare të dyshimta në lidhje me këto transferta. Më 5 dhjetor 2023, hetuesit vendosin ta thërrasin për ta pyetur rreth marrëdhënies së tij me Lacerenza.

“E kam njohur në vitin 2020, kur shkova për herë të parë në lokalin e tij. Në disa raste, besoj tre ose katër herë, ose ndoshta më shumë, ai ka ardhur të më vizitojë në shtëpinë time, shpesh në shoqërinë e vajzave”, tha ai.

“Lacerenza sillte me vete substanca narkotike. Unë paguaja për drogat dhe do të theksoja që paguaja paketën që përfshinte shampanjën, vajzat dhe kokainën. Çmimi? Nga 3 deri në 10 mijë euro. Në disa raste kam qenë edhe në atë që quhet ‘lokali rozë’ përballë Gintoneria. Kam ofruar, me ftesë nga Lacerenza, një shishe 3 litra që kushtonte 10 mijë euro. Ajo natë ishte ditëlindja e Filippo Romeos, alias ‘Filippo Champagne’, vëllai i Massimiliano, udhëheqës i grupit të Ligës në Senat, një figurë shumë e njohur në rrjetet sociale që, si Lacerenza, ka ndërtuar famën e tij në TikTok. Po ashtu, kujtoj që në një natë kam shpenzuar 50 mijë euro, ishte ditëlindja e të dashurës së Davides. Hapëm shishe speciale deri në orën 8 të mëngjesit. Edhe atëherë përdorëm kokainë”, u shpreh dëshmitari.

Më pas, tregimet e tij përqendrohen te ‘lokali rozë’: “Lacerenza e shet si privat, por në fakt është një lokal me grilat gjithmonë të ulura që hapet vetëm kur ka klientë të pasur të gatshëm të shpenzojnë mbi 5 mijë euro. E quajnë kështu sepse është i dekoruar me tapet rozë dhe ka një mezzanin të pajisur me sofra, ku klientët mund të tërhiqen me eskortat për shërbime seksuale”.

Filippo Romeo

Lacerenza, Stefania Nobile dhe Davide A., të gjithë në arrest shtëpiak, do të dëgjohen të martën nga gjyqtari i hetimeve Alessandra Di Fazio.

Guardia di Finanza ka zbuluar një llogari në Lituani me 33 mijë euro që janë bllokuar, ndërsa 40 mijë të tjerë janë sekuestruar në llogari italiane.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta