
Kreu i qeverisë Edi Rama zhvilloi këtë pasdite një takim me skuadrën e të rinjve të PS Tiranë.
Në nisje të fjalës së tij Rama u ndal te hapat e shpejtë sipas tij që ka bërë Shqipëria drejt rrugës për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian.
Ai tha se mbështetja për PS në këto zgjedhje nuk është vetëm për Partinë Socialiste, por për rrugën drejt BE. Rama nuk i harroi as ironitë për koalicionet opozitare, kur tha se çdo lëkundje tjetër për të votuar partitë të tjera, është me “risk” për rrugën drejt BE.
“Çdo kërcim tangoje me Kujtim Gjuzin do krijonte një lëkundje të përgjithshme, dhe Kujtim Gjuzi është lulja më e bukur në atë buqetë, është ku ma gjen”, tha Rama.
“Ne na është hapur rruga kohët e fundit në mënyrë shumë të jashtëzakonshme për mënyrën si funksionon BE. Na është dhënë një kalendar shumë ambicion për t’i mbyllur negociatat në 2027.
Çdo parafytyrim i një lëkundjeje është katastrofik për vendin tonë, dhe një mbështetje masive për qeverinë tonë në fakt është më shumë sesa një mbështetje për ne, por mbështetje për të mos e humbur trenin e historisë dhe të bëhemi pjesë e BE.
Nuk e kam menduar që do vinte momenti që do duhej të thosha dhe këtë, por sot në çfarë po shohim BE është i rëndësishëm edhe për ekzistencës dhe sigurinë kështu siç po shkojnë gjërat. Na duhet lidership, stabilitet në këtë marrëdhënie, na duhen të gjitha ato që ne i kemi ndërtuar me kaq mund në këto vite… dhe çdo kërcim tangoje me Kujtim Gjuzin do krijonte një lëkundje të përgjithshme, dhe Kujtim Gjuzi është lulja më e bukur në atë buqetë, është ku ma gjen”, tha Rama me ironi.
Top Channel