“Nuk i ka ndodhur askujt tjetër si ne, Kroacisë iu deshën 7 vite”, Rama në ‘Sy m’sy’: Mbyllim negociatat në 2027, këtë muaj hapim…

06/03/2025 09:20

Nga rubrika ‘Sy m’sy’, kryeministri Edi Ram iu përgjigj pyetjeve të qytetarëve edhe për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Kreu i qeverisë tha se është rënë dakord që negociatat të mbyllen në një proces të përshpejtuar në vitin 2027. Këtë muaj tha Rama do të hapen edhe grup-kapitujt e tjerë.

“Di të them një gjë, për herë të parë qysh se kemi hyrë në procesin e materializimit të ëndrrës së madhe me thirrjen e duam Shqipërinë si Europa, na ndodh që të kemi një përputhje të rrethanave të brendshme me rrethanat e Europës dhe vullnetin e tyre për të na marrë brenda.

Kur ne filluam të bëhemi më të pranueshëm ata humbën dëshirën për zgjerimin dhe në këtë moment janë përputhur gjërat. Ne hapën, ulëm në tryezë vjet dhe na është dhënë dhe kemi rënë dakord t’i mbyllim negociatat në vitin 2027. Nuk i ka ndodhur asnjë vendi tjetër, Kroacisë i janë dashur 7 vite.

Mali i Zi ka vite e vite në këtë proces. Është përputhur me nevojën e tyre për të dhënë një sinjal që po shkojmë drejt një riunifikimi. Në mars do hapim grup-kapitujt e tjerë. Ky proces është me 1 mijë vet në punë që merren me negociatat. Nuk ka asnjë minutë për të humbur, duhet të fokusohemi te ky proces. Duhet të mos ketë ndërprerje asnjë ditë. Imagjino të hymë në historira me Kujtim Gjuzi, a kuptoni a jo. Ne na duhet Shqipëria në Be”-u shpreh Rama.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta