 Rrëzohet kërkesa e opozitës për shkarkimin e Presidentit Begaj, 5 vota pro dhe 9 kundër
																		
					
					
					
						Rrëzohet kërkesa e opozitës për shkarkimin e Presidentit Begaj, 5 vota pro dhe 9 kundër						 
								
			Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka përshëndetur miratimin nga Senati Italian të Marrëveshjes me Shqipërinë për Pensionet.
Kryeparlamentarja shprehet se kjo është një tjetër dëshmi se bashkëpunimi e partneriteti me Italinë ka në qendër qytetarët.
“Një lajm i bukur nga Italia mike. Senati Italian miratoi unanimisht Marrëveshjen me Shqipërinë për Pensionet, e cila hyn në fuqi menjëherë dhe prej nga do të përfitojnë mbi 500 mijë qytetarë shqiptarë.
Falenderoj Presidentin e Senatit të Italisë, z. Ignazio La Russa, Presidentin e Dhomës së Deputetëve, z. Lorenzo Fontana, për kujdesin në ndjekjen e ratifikimit të Marrëveshjes mes dy qeverive për pensionet.
Një tjetër dëshmi se bashkëpunimi e partneriteti me Italinë ka në qendër qytetarët!”, tha Spiropali.

Top Channel