
Biden i mori në SHBA pas nisjes së luftës me Rusinë, Trump gati të deportojë 240 mijë ukrainas
06/03 14:06
Autoritetet rumune arrestuan gjashtë persona të cilët akuzohen për tradhti dhe plane për të “minuar sovranitetin dhe pavarësinë e shtetit rumun”.
Grupi kriminal dyshohet se ka punuar me “agjentë të një fuqie të huaj”, si në territorin e Rumanisë dhe Rusisë, dhe është formuar në “një strukturë të tipit ushtarak” që përfshin një gjeneral-major në pension.
Hetuesit rumunë besojnë se ata kryen diskutime sekrete që komplotuan për të çuar në daljen e Rumanisë nga NATO dhe “heqjen e rendit kushtetues”, si dhe ndryshime në emrin, flamurin dhe himnin e vendit.
Dy anëtarë të grupit dyshohet se kanë udhëtuar në Moskë në janar për të kërkuar mbështetjen e Rusisë për qëllimet e tyre.
Top Channel