Aksion “blic” në hyrje të Vlorës, kontrolle të befasishme ndaj automjeteve të dyshimta Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish opozitën gjatë rubrikës Sy m’Sy.
Sipas tij, opozita është një kënetë që nuk i duhet as dreqit, ndërsa e cilëson kryedemokratin Sali Berisha buf.
Rama: Po si ta quaj ndryshe opozitën, kur të tjerët bëjnë një shfrytëzim barbar të gjuhës shqipe duke përdorur fjalët më ekstreme, kriminel, hajdut kusar kjo është normale, kënetë e çfarë kënete që nuk i duhet dreqit se këneta ka të mirat e veta, edhe ai bufi i vërtetë është ku e ku me këtë bufin tjetër që është me dy këmbë e dy duar, kjo është për të pasur të qartë një gjë që alternative ndaj nesh është kënetë, ne Shqipërinë e kemi gjet një tmerr. Ne kemi dalë nga këneta. Më thuaj moj zonjë më trego një gjë, këtë e morëm nga kënetë e thanë dhe e bënë oaz. Edhe oazet që i kishte bërë zoti për merak i bënë këneta.
Top Channel