Kampusi i Akademisë Ushtarake, Rama inspekton punimet, do të presë 300 studentë

06/03/2025 15:24

Kryeministri Edi Rama ju bashkua ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vëngut gjatë inspektimit në kantierin e kampusit të ri të Akademisë së Forcave të Armatosura, projekt i cili është ideuar në bazë të modelit të Akademisë amerikane West PointUS duke ndjekur standardet më të larta të NATO-s.

Punimet pritet të përfundojnë gjatë verës, në mënyrë që Akademia e re të jetë gati për të pritur si fillim 300 studentë.

Rama: Kur do jetë gati?

Vëngu: Në korrik.

Rama: Po qe gati në korrik mua më thonë jo Edi, por Mark.

Vëngu: Në korrik, kur do shefi i madh.

Unë them të kapim patjetër korrikun por me cilësinë. Në tetor për vitin akademik mbase bëhet gati. Duhet të jemi pikë referimi për ushtrinë. Jo vetëm për studentët por edhe e ushtarakeve që të jetë një kampus i standardeve të larta”.

Akademia planifikon të hapë dhe programe të reja studimi, përfshirë  inteligjencën artificiale, si dhe bashkëpunime me Akademitë e vendeve aleate të NATO-s dhe diploma të përbashkëta me Universitetin Politeknik të Tiranës.

 

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta