Hungaria dhe Sllovakia, dy vendet që kundërshtojnë mbështetjen e Ukrainës, çfarë fshihet pas qëndrimit të tyre kundërshtues

06/03/2025 13:49

Hungaria dhe Sllovakia janë dy shtetet e BE-së që e kundërshtojnë mbështetjen e mëtejshme të Ukrainës. Por përse këto vende kanë qëndrim të ndryshëm nga pjesa tjetër e Unionit?

Kryeministri hungarez, Viktor Orbán, tha më herët këtë javë se “vazhdimi i luftës në Ukrainë është gjë e keqe, e rrezikshme dhe një gabim,” duke insistuar se Ukraina duhet të pranojë të marrë pjesë në bisedimet për paqe të udhëhëqura nga SHBA-ja me Rusinë sa më shpejt të jetë e mundur.

Javën e kaluar, ai i shkroi presidentit të Këshillit Evropian, António Costa, se kishte “dallime strategjike në qasjen tonë ndaj Ukrainës që nuk mund të tejkalohen.”

Nga ana tjetër, Robert Fico – i cili përballet me protesta të mëdha në vend për pozitat e tij gjithnjë e më pro-ruse në politikën e jashtme – u tha gazetarëve se ai do të kundërshtonte rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen dhe tha se donte të përfshihej në përfundimet e samitit një përmendje e rihapjes së kalimit të gazit rus përmes Ukrainës – një rrugë kryesore e energjisë për Sllovakinë, të cilën Kievi e ndaloi këtë vit – sipas raporteve nga SITA dhe Sme.

Duke përsëritur akuza të paqëndrueshme për korrupsion të përhapur në Ukrainë, ai tha se nuk ishte i gatshëm të mbështeste dërgimin e më shumë parave në Kiev “sepse gjysma e tyre do të vidhen.”
“Sigurisht që Zelenskyy është i interesuar të mbajë luftën, sepse ai nuk ka një mandat dhe e di mirë që nuk do të rivotohesh president,” tha Fico.

Ai theksoi se Ukraina duhet të pranojë një armëpushim të menjëhershëm dhe të mos kërkojë që ai të jetë pjesë e një marrëveshjeje më të gjerë paqeje.

Fico gjithashtu tha se përfaqësuesit sllovakë nuk do të marrin pjesë në takimin e javës së ardhshme në Paris, të organizuar nga presidenti Macron, pasi ai nuk dëshiron që Sllovakia të jetë pjesë e bisedimeve për zgjerimin e parandalimit bërthamor francez.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta