“Evropa e ka mbajtur 20 vite pa asnjë lloj produkti”, ish-ambasadori: Nëse preket territori i Kosovës…

06/03/2025 11:31

Arben Çejku, ish-ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë tha në Top Story se Evropa e ka mbajtur Kosovën 20 vite pa asnjë lloj produkti.

Çejku: Nëse preket territori i Kosovës, atëherë çfarë Kosovë dhe çfarë shteti ngelet, nëse ajo pjesë merret,  duhet të jemi gati dhe duhet të përgatitemi për pjesën tjetër, do ta argumentojmë pse Kosova duhet të jetë bashkë me Shqipërinë. Testi i parë se nga do të anojë Kosova dhe çfarë raportesh do të ketë Kosova me SHBA, do të jetë krijimi i qeverisë së re në Kosovë.

Do të shikojmë rolin që do të luajnë SHBA për koalicionin e ri, para se të flasë Shqipëria, duhet të flasë vetë Kosova, dhe lidershipi i Kosovës duhet të kuptojë që nuk është më fjala për të ndërtuar një qeveri si zakonisht. Ajo që kemi parë në Zyrën Ovale me Zelenskyn duhet përkthyer në të gjitha botët dhe çdo lider që ka marrë përsipër për të udhëhequr e vendin e vet duhet të kuptojë se ku është në raport me fuqitë e reja globale. Ne jemi para faktit të kryer.

Ne jemi të papërgatitur dhe pak hipokritë në qëndrimet tona për atë që kemi si interes kombëtar dhe çfarë demonstrojmë. Ne themi si ta vendosim ata, Evropa e ka mbajtur Kosovën 20 vite pa asnjë lloj produkti, edhe themi që kjo statuquo do të marrë fund edhe Kosovës duhet t’i jepet një adresë. Nëse ndodh që do t’i merret territor, nuk mendoj se shqiptarët do të bien dakord. Gjithë këto që kanë marrë përgjegjësi për të udhëhequr duhet të mendojnë se çfarë përgjigje duhet t’i japin SHBA.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta