
06/03 19:51
Florian Semani është emëruar zëvendësministër i Financave.
Vendimi është bërë publik pas mbledhjes së sotme të Këshillit të Ministrave.
“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I: Florian Semani emërohet zëvendësministër i Financave. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare””, thuhet në njoftimin zyrtar.
Top Channel