“Paç fat Justin”/ Trump ironizon Trudeau pas telefonatës 50-minutëshe për tarifat ndaj Kanadasë

05/03/2025 19:41

Presidenti amerikan, Donald Trump ka komentuar telefonatën me kryeministrin kanadez në platformën e tij “Truth Social”.

“Justin Trudeau, nga Kanadaja, më telefonoi për të pyetur se çfarë mund të bëhet në lidhje me tarifat. I thashë se shumë njerëz kanë vdekur nga fentanili që erdhi përmes kufijve të Kanadasë dhe Meksikës, dhe asgjë nuk më ka bindur se ai e ka ndaluar. Ai tha se është bërë më mirë, por unë thashë: Jo mjaftueshëm” shkroi ai.

“Telefonata përfundoi në një mënyrë “disi” miqësore! Ai nuk ishte në gjendje të më tregonte se kur do zhvillohen zgjedhjet kanadeze, gjë që më bëri kurioz, si dhe çfarë po ndodh këtu? Më pas kuptova se ai po përpiqej ta përdorë këtë çështje për të qëndruar në pushtet. Suksese Justin!”, përfundoi presidenti.

Në një postim tjetër tre minuta më vonë, ai akuzoi “Guvernatorin Justin Trudeau të Kanadasë” për zbatimin e “Politikave të dobëta kufitare, të cilat lejuan sasi të jashtëzakonshme të fentanilit dhe emigrantëve të paligjshëm, të futeshin në Shtetet e Bashkuara”.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta