Njeriu i tankeve në krye të ushtrisë, emërohet shefi i shtabit të IDF: Misioni kundër Hamas nuk është përmbushur

05/03/2025 15:50

Ish-komandanti i tankeve në ushtrinë e izraelit, Eyal Zamir, u bë shefi i ri i forcave të armatosura të Izraelit, duke marrë një detyrë të rëndësishme në një moment kritik për ushtrinë, pasi ajo pranoi “dështimin e plotë” për të parandaluar sulmin e Hamasit më 7 tetor 2023.

Zamir zëvendëson shefin në largim të shtabit, gjeneralin e lartë Herzi Halevi, i cili dha dorëheqjen duke pranuar se nuk e përmbushi mandatin e tij.

Zamir, 59 vjeç, po betohet në një kohë të ndjeshme në luftën e Izraelit me Hamasin, me armëpushimin e shpallur më 19 janar që ndodhet në një situatë të paqartë. Kryeministri izraelit e bëri të qartë se çfarë kërkonte nga kreu i ushtrisë së vendit të tij.

Një përgjegjësi shumë e rëndë qëndron mbi supet tuaja, rezultatet e luftës do të kenë rëndësi për brezat, ne jemi të vendosur të arrijmë… fitoren“, shprehet Netanyahu.

Shefi i ri i ushtrisë foli pak por tregoi shumë për qëllimin e mandatit të tij në krye të ushtrisë

Detyra nuk është përmbushur”, thotë Eyal Zamir, shef i shtabit të IDF.

Detyra për të cilin flet Zamir është shkatërrimi I Hamas me të cilin ka një armëpushim. Emërimi i tij vjen gjithashtu në një moment tensioni të lartë për Izraelin me rivalin e tij kryesor, Iranin. Në një dokument strategjik të vitit 2022 për Institutin e Uashingtonit për Politikën e Lindjes së Afërt, Zamir shkroi se Izraeli duhet të ndjekë një qasje më të ashpër për të ndaluar Iranin nga zhvillimi i armëve bërthamore. Qëndrimi i tij ndaj Iranit është i ngjashëm me atë të Netanyahut, i cili kohët e fundit tha se Izraeli planifikon të “përfundojë punën kundër boshtit terrorist të Iranit”. I lindur në qytetin më jugor të Izraelit, Eilat, Zamir, gjyshi i të cilit nga ana e babait emigroi nga Jemeni dhe familja e së ëmës erdhi nga Siria, iu bashkua ushtrisë në vitin 1984.

Ndryshe nga shefat e mëparshëm të shtabit Zamir e nisi karrierën e tij në Korpusin e Blinduar, ai njihet për ashpërsinë dhe vendosmërinë shërbeu gjatë intifadave dhe në vitin 2002, ai drejtoi një brigadë që kapi kampin e refugjatëve pranë qytetit Xhenin në Bregun Perëndimor, një vatër e militantizmit palestinez ku u zhvilluan një muaj luftime.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta