
06/03 10:22
Kryeministri i Groenlandës, Mute Egede, iu përgjigj deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump, duke hedhur poshtë çdo interes të mundshëm të SHBA-së në ishull.
“Groenlanda u përket greonlandezëve”, theksoi Egde në një postim në Facebook, duke i dërguar një mesazh të qartë Uashingtonit. “Ne nuk jemi amerikanë, nuk jemi danezë, sepse jemi groenlandezë. Kjo është diçka që amerikanët dhe udhëheqësit e tyre duhet ta kuptojnë“, tha ai.
Egede gjithashtu theksoi se “ne nuk jemi në shitje dhe askush nuk mund të na blejë“. Në mbyllje, ai theksoi se “e ardhmja e vendit do të përcaktohet nga ne”.
Kujtojmë se Groenlanda po përgatitet për zgjedhjet javën e ardhshme, më 11 mars.
Top Channel