Vetëdorëzohet në policinë e Tiranës avokati Radovan Çela.

Siç raporton Anila Hoxha, Çela ka qenë i kërkuar kërkuar për dosjen “Toyota”. Në momentin e vetëdorëzimit, ai shoqërohej nga avokati i tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare bënë ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë për shtetasin në kërkim R. Ç., 44 vjeç, banues në Tiranë.

Për këtë shtetas, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Materialet procedurale i kaluan SPAK-ut, për ndjekje të mëtejshme”, njoftoi policia e Tiranës.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta