Ndërsa përpiqej të forconte rrjetet e tij në Turqi, Rexhepi u arrestua në Stamboll, në nëntor 2023.

Sipas medias në Venezuelë të cilës i referohet Top Channel, dy vite më parë, konfiskimet e kokainës nga Ekuadori në Turqi ishin rritur me 40%, sipas raporteve të agjencive antidrogë evropiane. Me një vizion për të zgjeruar imperiumin e tij kriminal, Rexhepi u vendos në Turqi me një pasaportë kolumbiane, duke përdorur identitetin fals të Benjamín Omar Pérez García.

Ai planifikonte ta shndërronte Turqinë në një qendër transiti për trafikun e kokainës drejt Lindjes, veçanërisht në Rusi dhe Kinë.

Megjithatë, ky plan ambicioz dështoi kur ai u arrestua me kërkesë për ekstradim nga Italia dhe Shqipëria. Në janar 2024, ai u transferua në Shqipëri, ku po vuan dënime për disa krime.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta