“Arrestime drastike”/ Sonte në emisionin Inside Story, 80% e kërkesave të prokurorisë është për arrest me burg

05/03/2025 12:28

Në Shqipëri, plot 80 % e kërkesave të Prokurorisë për masën “arrest me burg” miratohen nga gjykatat.

Një statistikë drastike e cila ka mbipopulluar qelitë me të paraburgosur. Plot 62 % e njerëzve të izoluar në burgjet shqiptare janë të paraburgosur, një shifër plot 2,3 herë më e lartë se norma e Bashkimit Evropian.

Në puntatën e kësaj të mërkure, Inside Story do të sjellë një investigim të zgjeruar për dorën e hekurt të sistemit, shpesh herë në shkelje të ligjeve, rrethanave apo gjendjes së personit të arrestuar.

Sa më futen ne burg me iku gjiri…”

Pasojat e pakthyeshme që ka sjellë “arresti me burg” i pamerituar për qytetarë të pambrojtur që kanë humbur jetën në qeli nga sëmundjet apo i kanë dhënë fund jetës si pasojë e shokut psikologjik.

Një i burgosur, i kushton buxhetit çdo muaj sa përkrahja sociale e 10 deri në 15 familjeve në nevojë, një faturë e kripur për një vend që ka përjashtuar nga skema mjaft njerëz në nevojë.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta