
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Leavitt konfirmoi sot negociata të drejtpërdrejta midis Shteteve të Bashkuara dhe grupit palestinez Hamas mbi lirimin e pengjeve të mbajtura në Rripin e Gazës, duke shtuat se Izraeli ishte “në dijeni” për këtë.
E pyetur për negociatat, të cilat u raportuan fillimisht nga faqja e lajmeve Axios, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levitt tha se i dërguari special i Presidentit Trump për çështjet e pengjeve, Adam Boehler, “është i autorizuar të flasë me këdo”.
Duke vënë në dukje se qeveria izraelite ishte “konsultuar”, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë tha se Boehler veproi “në mirëbesim” në interes të popullit amerikan.
Ky lajm vjen pas ngërçit që Izraeli dhe Hamasi patën javën e kaluar në përfundim të fazës së parë të armëpushimit të ndërmjetësuar në Doha nga SHBA, Egjipti dhe Katari.
Top Channel