Pezullimi i ndihmës ushtarake për Ukrainën, reagon Kremlini: Do të jetë kontributi më i mirë për paqen

04/03/2025 10:48

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pezulloi gjithë ndihmën ushtarake për Ukrainën, pas përplasjes së tij me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, javën e kaluar në Zyrën Ovale.

Menjëherë ka ardhur reagimi nga Kremilini, i cili thotë se pauza e ndihmës amerikane ka të ngjarë të jetë kontributi më i mirë për paqen mes Rusisë dhe Ukrainës.

“Sigurisht, ne ende duhet të kontrollojmë detaje. Nëse është e vërtetë, atëherë ky vendim që me të vërtetë mund të shtyjë regjimin e Kievit drejt një procesi paqeje”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Peskov shton se Shtetet e Bashkuara kanë qenë furnizuesi kryesor i armëve për Ukrainën.

“Nëse SHBA i ndalon këto furnizime, ky ndoshta do të jetë kontributi më i mirë për kauzën e paqes”, shton me tej ai.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta