Fiks Fare/ Mashtroi duke i marrë një qytetari 4.500 euro për dokumentet greke: Mos më nxirrni në televizor se më prishni imazhin

04/03/2025 20:40

Emisioni Fiks Fare ka sjellë rastin e një emigranti në Greqi i cili është mashtruar nga një shqiptare atje. Manjola Thanasko i ka marrë atij 4 mijë e 500 euro që ta pajisë me dokumente greke, por që nuk e ka bërë.

“Unë e njoha Manjolën nëpërmjet një shoku, më tha se do më bënte me dokumentat i kam dhënë mbi 4 mijë euro, por ajo nuk bëri asgjë. Më ka bllokuar në të gjitha rrjetet sociale dhe nuk kam ku e gjej “ thotë në një lidhje skype Arben Latifi.

Ai tregon se ka dëgjuar se kjo shtetase ka mashtruar shumë emigrantë në Greqi, duke ju thënë se do i bëjë me dokumente në Greqi dhe duke ju marrë paratë. Z.Latifi kërkoi ndihmën e Fiksit që t’i kthehen paratë. “Unë nuk e kam denoncuar se nuk dua ta çoj në burg, unë dua të më kthejë paratë se i kam marrë borxh ndaj kërkova ndihmën e Fiksit “ thotë Arbeni.

Fiksi solli mesazhe të shumta mes qytetarit dhe Manjolës e cila kishte marrë përsipër të bënte me dokumente gjithë familjen shqiptare që ndodhej në shtetin Grek.

Në të gjitha mesazhet ajo shtyn takimet për ditën e nesërme, takime që nuk u zhvilluan kurrë.

Gazetarët e Fiksit kanë zhvilluar një telefonatë me Manjola Thanaskon e cila ndodhej në Vlorë.

“Po unë e njoh Arbenin , nuk mbaj mend fiks sa para i kam marrë, por kam patur halle dhe probleme dhe nuk e kam takuar. Paratë ja kam dhënë një avokati në Greqi, për vete 300 euro kam mbajtur” thotë Manjola. Gazetarët shkojnë më tej dhe i kërkojnë numrin e avokatit grek, premtim i cili edhe pse u dha nga Manjola se do ua niste gazetarëve, nuk e mbajti.

Përkundrazi në telefonatën e dytë me gazetarët, i kërcënoi ata duke ju thënë se nëse e transmetojnë temën  do i kallzonte në prokurori. “Prisni 10 ditë se do shkoj në Athinë dhe do ja kthej paratë, mos ma prishni imazhin. Mos e jepni temën, përndryshe do ju kallëzoj dhe ju në prokurori” thotë Thanasko

Pas këtyre telefonatave Manjola ka kërcënuar dhe qytetarin që e denoncoi duke i thënë se do e fusi në burg për abuzim seksual, sepse ai i ka vajtur poshtë shtëpisë dhe i ka hedh fjalë.  Ndërkohë që denoncuesi ka kërkuar vetëm paratë e veta t’i riktheheshin.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta