“Jeni protestues apo…?”, Rama përplaset me gazetarin në Berlin: Jemi mjaft të prirur të zëmë qiejt, sa për tokën jua lë juve ta pushtoni

03/03/2025 14:18

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në konferencën për shtyp përpara hapjes së Panairit Ndërkombëtar të Turizmit, ku Shqipëria është përzgjedhur si “Vendi i Nderit” për 2025.

Kreu i qeverisë pati një ‘përplasje’ me një gazetar, duke i thënë “jeni gazetar apo protestues? Jemi mjaft të pritur të zëmë qiejt, sa për tokën jua lë juve ta pushtoni”.

Rama: Jeni gazetar apo protestues? Nuk po ju kuptoj.

Gazetari: Pyetja ime kishte të bënte edhe për linjat tokësore.

Rama: Ju përgjigja. Jemi mjaft të prirur të zëmë qiejt, sa për tokën jua lë juve ta pushtoni.

Më tej ai foli për fluturimet dhe udhëtimet me autobusë.

Lumi Vjosë u zbulua nga qytetarët evropianë, miqësorë me mjedisin si lumi i fundit e egër në Evropë, kështu që na u hodhën në fyt ta mbronim, ndërkohë që ne po kërkonim shumë që ta mbronim atë. Çfarë dua të them? Dua të them që pasi zbutët të gjithë lumenjtë tuaj, donit që lumi ynë të qëndronte i egër, kështu që pasi u zhvilluat në të gjitha mënyrat e mundshme, donit që ne të zhvilloheshim vetëm në mënyrën që mendoni se është e duhura.

Ju tregova paksa historinë, kështu që mos ju kërkoni shqiptarëve që të mos kërkojnë të udhëtojnë me avionë sepse na u ndalua për gjysmë shekulli edhe t’u hidhnim sytë avionit, ndërkohë që ju fluturonit, e shijonit, ne ecnim apo vinim vërdallë vendin tonë që ishte shndërruar në një burg. Për ta përmbyllur me përgjigjen, jam tejet e i bindur që ashtu siç po ndodh sot, do të rritet edhe më shumë, me më shumë zviceranë, me më shumë gjermanë, me më shumë izraelite, me më shumë turistë të Evropës veriore që do të vijnë tek ne për bukuritë e maleve, për kënaqësinë e jashtëzakonshme të ngjitjes në to, për bukuritë e aventurave të tjera, rafting në lumenj, e kështu me radhë.

Shqipëria ka për këdo një vend. Është një vend shumë i vogël, por ndryshe nga Zvicra është më i larmishëm, kështu që kemi atë që ka Zvicra, por imagjinojeni sikur në Zvicër të kishit atë çfarë ka Mesdheu. Do të ishit të pakrahasueshëm. Ne do të jemi të pakrahasueshëm herët më shumë se sa vonë, sepse kemi Zvicrën , kemi Mesdheun, kemi gjithçka që do një qenie njerëzore dhe e kemi në një distancë shumë të shkurtër, 28 mijë km, por me larminë më të madhe; kemi dy dete, 9 lumenj, shumë male, shumë lugina, shumë liqene dhe po kështu si qershia mbi tortë, kemi shqiptarët. Dhe nuk jemi të mërzitshëm asnjëherë si zviceranët.“, tha ai.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta