Vëllai i reperit të njohur, Unikkatil ka ndërruar jetë këtë të diel.

Ka qenë reperi Sadik Gjokaj, i njohur si Kobra që ka konfirmuar vdekjen e vëllait të Unikkatilit, Mentor Palokaj.

Në një postim në Facebook, Kobra u shpreh i tronditur për rastin.

“I tronditur nga vdekja e parakohshme të shokut tim Mentor Palokaj, pusho në paqe”, ka shkruar ai.

Policia gjithashtu ka konfirmuar rastin, teksa kanë bërë me dije se Palokaj u gjet i vdekur në një banesë në lagjen Arbëria të kryeqytetit.

“Sot rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në lagjen Arbëria në Prishtinë. Viktimë në këtë rast është një mashkull (1983), vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

Hetuesit policor në koordinim me prokurorin po ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura që do t’i kontribuonin hetimit të ngjarjes”, ka konfirmuar Policia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA