Presidenti Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv që përcakton anglishten si gjuhë zyrtare të Shteteve të Bashkuara.

“Një gjuhë e caktuar në nivel kombëtar është në thelb të një shoqërie të unifikuar dhe kohezive dhe Shtetet e Bashkuara forcohen nga një qytetari që mund të shkëmbejë lirisht idetë në një gjuhë të përbashkët”, thuhet në urdhër.

Është hera e parë në historinë amerikane që një gjuhë zyrtare është caktuar në nivel kombëtar.

Urdhri anulon një mandat të nënshkruar nga presidenti Bill Clinton, i cili kërkon që agjencitë të ofrojnë ndihmë jo-anglishtfolës, megjithëse ato agjenci ende lejohen të ofrojnë shërbime në gjuhë të tjera.

Për të promovuar unitetin, për të kultivuar një kulturë të përbashkët amerikane për të gjithë qytetarët, për të siguruar qëndrueshmëri në operacionet e qeverisë dhe për të krijuar një rrugë drejt angazhimit qytetar, është në interesin më të mirë të Amerikës që Qeveria Federale të caktojë një dhe vetëm një gjuhë zyrtare”, thuhet në urdhër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA