Takimi në Britaninë e Madhe, gati marrëveshja e re! Mbështetje financiare për Ukrainën në shumën 2.26 miliardë paund

01/03/2025 23:09

Mbretëria e Bashkuar njoftoi një hua shtesë prej 2.26 miliardë paund, të cilat do të shpërndahen në vitet e ardhshme në Ukrainë, në mënyrë që ta ndihmojë atë të përballet me pasojat e luftës.

Këtë e ka bërë të ditur qeveria britanike pas takimit të sotëm mes kryeministrit të Britanisë së Madhe, Keir Starmer dhe presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në Downing Street.

Marrëveshja do të nënshkruhet nesër nga dy ministrat e Financave, Rachel Reeves e Britanisë dhe Serhiy Marchenko e Ukrainës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA