
02/03 23:04
“Është e rëndësishme që presidenti Zelensky duhet të gjejë një mënyrë për të rivendosur marrëdhëniet e tij me presidentin amerikan, por edhe me ekipin e tij të lartë drejtues”, tha Marc Rutte për BBC, duke komentuar një bisedë telefonike që pati me Zelensky dje.
Rutte e përshkroi takimin mes dy presidentëve në Shtëpinë e Bardhë si “të pafat”.
“Ne me të vërtetë duhet t’i japim kredite Trumpit”, shton Rutte, duke kujtuar se gjatë administratës së parë Trump, nga 2017 deri në 2020, SHBA miratoi shitjen e sistemit raketor antitank Javelin, i cili i lejoi Ukrainës të “luftonte” kur Rusia filloi pushtimin e saj në shkallë të plotë në 2022.
Top Channel