Mungesa e fizioterapistëve, në Tiranë ofrohet vetëm në 4 qendra shëndetësore

01/03/2025 12:42

Shqetësimit të pacientëve me sklerozë multiple, të cilët e kanë domosdoshmëri trajtimin përveçse me medikamente edhe me fizioterapi, por që nëpër qendra shëndetësore nuk ofrohet ky shërbim, i përgjigjet drejtorja e operatorit të kujdesit shëndetësor parësor, Jeta Deda, e cila thotë se jemi duke vlerësuar për të investuar në krijimin e kabineteve të fizioterapisë.

Në strategjinë e kujdesit shëndetësor parësor 2020–2025 thuhej se në të gjitha qendrat shëndetësore do të ofrohet shërbim fizioterapie, pasi nuk nevojitet vetëm për këtë diagnozë. Sipas zonjës Deda ky shërbim ofrohet në 17 qendra në të gjithë vendin.

Në poliklinikën e specialiteteve ku ofrohet ky shërbim, ka një listë pritjeje deri mbi një muaj e gjysmë pasi rekomandohet nga mjekët edhe për diagnoza të tjera.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA