Korçarët vuajnë nga zemra/ Qarku me numrin më të lartë të personave me sëmundje kardiovaskulare

01/03/2025 12:29

Korça kryeson si qarku me më shumë persona të prekur nga sëmundjet e zemrës në rang vendi.

Prej 10 vitesh qarku juglindor vijon të ketë një trend në rritje për personat që vuajnë nga sëmundjet e zemrës ndërsa sipas statistikave në vitin 2024 u regjistruan 323 raste me infarkte, kurse në 2023,

312 raste. Faktorët që ndikojnë sipas mjekëve specialistë janë nga më të ndryshmit duke nisur nga jeta sedentare, konsumi i alkoolit, duhanit, ushqimit të pashëndetshëm etj.

Ilda Lera, shefe e Pavionit të Kardiologjisë në Spitalin Rajonal të Korçës: “Ajo që mbetet më shqetësuese është ulja e grupmoshës që preket nga sëmundjet kardiake ku vitet e fundit janë shtuar rastet e të rinjve”.

Ndërsa plakja e popullsisë është një tjetër aspekt që ndikon në rritjen e rasteve që kërkojnë trajtim mjekësor duket se më të prekurit vazhdojnë të jenë meshkujt.

Stina e dimrit, kushtet atmosferike por edhe virozat sipas mjekëve sjellin shtim të rasteve të pacientëve kronikë që i drejtohen spitalit për shkak të gjendjes së rënduar dhe komplikacioneve.

Në dy vitet e fundit kanë humbur jetën nga sëmundjet e zemrës në Spitalin E Korçës 32 pacientë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA