Aksident në Korçë, mjetet përplasen kokë më kokë
01/03/2025 19:07
Një aksident është shënuar në periferi të qytetit të Korçës, ku dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Korrespondentja e Top Channel Dhorjela Çule mëson se si pasojë e aksidentit ka dëme të shumta materiale ndërsa ka mbërritur dhe ambulanca në vendngjarje, për të kontrolluar drejtuesit e mjeteve.
Nuk raportohet për të plagosur, ndërsa policia po heton lidhur me rrethanat e aksidentit.
Top Channel