
Presidenti amerikan Donald Trump pas takimit me kryeministrin britanik Sir Keir Starmer në Shtëpinë e Bardhë, ka hapur derën për nënshkrimin shumë shpejt të një marrëveshje shumë të mirëpritur dhe të vonuar tregtare me Londrën e cila nuk është nënshkruar nga presidentët dhe kryeministrat e fundit, respektivisht në Uashington dhe në Londër!
Por më e rëndësishmja është fakti se Presidenti Trump nuk do i vendos aleatit më të madh dhe më besnik të Shteteve te Bashkuara tarifa, siç ka ndërmend ti vendos Bashkimit Evropian! Universalisht, vizita dhe takimi Trump-Stamer po konsiderohet një sukses i madh diplomatik i kryeministrit britanik ku mikpritësi e konsideroj atë “një” njeri të veçantë “dhe “një xhentëllmen të vërtetë”, ndërkohë që Stamer i njohu presidentit amerikan meritë e “ndryshimit të narrativës për Ukrainën!
Për çështjen e marrëveshjes tregtare Starmer dukshëm investoj shumë për ta bindur Trumpin që të mos vendoseshin tarifa Londrës andaj dhe Trump e cilësoj Starmer një “negociator të fortë!” Përfaqësuesit e biznesit në Britani e kanë mirëpritur këtë lajm dhe shprehen se marrëdhëniet personale kanë shumë rëndësi në arritjen e marrëveshjeve tregtare, ç’ka Starmer duket se po e realizon!Britania nuk eksporton aq shumë produkte industriale në Amerikë sesa jashtëzakonisht shumë shërbime financiare dhe ligjore!
Çështja ka mbetur tek produktet ushqimore amerikane sidomos ato të mishit që kanë qenë kontraversiale për shkak të dëmit potencial ndaj produkteve të fermerëve britanik! Gjasat janë që në këtë marrëveshje të ketë element të rinj si ato për inteligjencën artificiale dhe shërbimet e online-it, ku të dy vëndet janë lidera në keto fusha! Ndërkohë nga tarifat e shmangura do përfitoj industria e prodhimit të makinave dhe ajo farmaceutike!
Në përpjekjen për ta bindur presidentin amerikan për çështjen e tarifave, kryeministri Starmer tha se marrëveshja tregtare amerikano-britanke ishte ” e ndershme, e balancuar dhe reciproke”! Downing Street duket tejet i kënaqur me rezultatet e kësaj vizite e cila komplimentohet nga tërë spektri politik dhe media britanike tepër e vështirë për të qenë në union!
Top Channel