
Detaje të reja janë zbuluar për takimin mes Trump dhe Zelenskyt.
BBC raporton se Trump tha se do të ishte mirë nëse ai dhe Zelensky mund të ndalonin luftën midis Rusisë dhe Ukrainës.
Zelensky më pas tha se nuk duhet të ketë “kompromise” me presidentin rus Vladimir Putin në negociatat për një marrëveshje paqeje.
Ai i tregon Trumpit fotografi të mizorive të luftës dhe shton: “Unë mendoj se Presidenti Trump është në anën tonë”.
Njëra prej gazetareve ka pyetur Trump: “ Zoti President, a do të dërgoni më shumë armë në Ukrainë në rast se nuk ka paqe?”
Trump: Ne nuk po presim me padurim të dërgojmë shumë armë, ne po presim me padurim të mbarojmë luftën.Përgjigja është po. Por shpresojmë se nuk do të na duhet të dërgojmë shumë sepse mezi pres ta kryej atë shpejt.
Presidenti amerikan tha se ai “e vlerëson marrëveshjen [minerale] sepse ne kishim nevojë për atë që ata kishin”, duke shtuar: “Vendi ynë tani trajtohet në mënyrë të drejtë”.
Top Channel