
Regjisori James Cameron pritet të marrë shtetësinë e Zelandës së Re dhe ky fakt është për të një lehtësim, pasi mendon se Amerika nën udhëheqjen e presidentit Donald Trump, është kthesë nga çdo gjë e mirë.
“Mendoj se është e tmerrshme. E shoh si një largim nga çdo gjë e denjë. Amerika nuk qëndron në vlerat që ka pasur historikisht”, tha 70-vjeçari për gazetën e Zelandës së Re, Stuff.
Nuk e di nëse ndihem më i sigurt këtu, por të paktën nuk do të shoh Trump çdo ditë në faqen e parë të gazetave, u shpreh Cameron për Stuff.
“Mediat e Zelandës së Re të paktën do ta vendosin në faqen e tretë… Nuk dua ta shoh më fytyrën e atij djali në faqen e parë të gazetës. Është e pashmangshme atje, është si të shohësh një aksident me makinë pa pushim.”
Regjisori i Titanikut ka në pronësi një fermë në Wairarapa Jugore që nga viti 2012 dhe ka shprehur prej kohësh planet për t’u transferuar përgjithmonë në Zelandën e Re.
Në vitin 2023, Cameron shprehu synimet e tij për të revolucionarizuar industrinë e filmit të Zelandës së Re. “Unë po flas në emër të një produksioni të madh ndërkombëtar, por jam banor këtu, do të jem qytetar pas një viti dhe kam në plan të bëj të gjithë filmat e mi këtu në Wellington. Më pëlqen të punoj këtu. I dua njerëzit me të cilët punoj këtu”, tha ai një vit më parë.
Top Channel