
Hetuesit në Santa Fe, Nju Meksiko, vazhdojnë hetimet për t’i dhënë përgjigje vdekjes misterioze të aktorit amerikan, Gene Hackman dhe gruas së tij.
Një punonjës gjeti trupat e pajetë në shtëpinë e tyre të mërkurën, së bashku me një nga tre qentë e tyre, që u gjet i ngordhur. Dera e përparme ishte e hapur, megjithëse efektivët thanë se nuk gjetën prova për rrjedhje gazi në banesë apo helmimi me monoksid karboni.
Trupi i aktorit 95-vjeçar u gjet në hyrje të vilës, ndërsa gruaja e tij 65-vjeçare u gjet në tualetin e katit të dytë, me një shishe pranë saj, një recetë dhe barna të shpërndara në tokë. Hetuesit raportuan se nuk kishte shenja dhuna në trupa dhe se po ashtu, nuk është zbuluar asnjë letër vetëvrasjeje.
Sipas Policisë, çifti kishte ‘kohë’ që kishte vdekur, por ende nuk është përcaktuar koha e saktë, ndërkohë që po bëhet kërkime për të zbuluar se kush ka kontaktuar për herë të fundit me Hackman dhe Arakawa.
Top Channel