Ekskluzive/ Vrasja e 24-vjeçares nga partneri, momenti kur çifti nga Lindja e Mesme mbërrijnë në Shqipëri nga aeroporti i Rinasit

28/02/2025 08:39

Një ngjarje e rëndë ndodhi mesditën e së enjtes në kryeqytet, ku një 24-vjeçare e huaj u gjet e vdekur në një apartament në Tiranë, e cila dyshohet se është vrarë nga partneri i saj.

Në videon e siguruar nga gazetarja Anila Hoxha, shihet që Ryyan Alwan dhe partneri i saj, Fadi Alwan mbërrijnë në Rinas më 19 shkurt.

Në vijim të veprimeve, Policia bëri të mundur edhe identifikimin e viktimës, shtetases Ryyan Alwan 24 vjeçe, e cila, së bashku me bashkëshortin e saj, shtetasin Fadi Alwan 49 vjeç, rezultojnë të jenë shtetas palestinezë dhe kishin marrë me qira apartamentin ku ndodhi ngjarja.

Nga të dhënat e deritanishme hetimore, dyshohet se autori i ngjarjes është larguar menjëherë jashtë territorit të Shqipërisë, pas kryerjes së krimit, i cili dyshohet të ketë ndodhur disa ditë më parë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA