Fati politik i Marine Le Pen vendoset sot, Gjykata vendos nëse mund të kandidojë për presidente të Francës në vitin 2027
Takimi mes presidentit amerikan, Donald Trump, presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe JD Vance është përfshirë nga një debat i fortë.
JD Vance tha se negociatat ishin të nevojshme pasi “ne e pamë Joe Biden dhe fjalët e Presidentit të Shteteve të Bashkuara kishin më shumë rëndësi sesa veprimet e Presidentit të Shteteve të Bashkuara”.
“Ajo që e bën Amerikën një vend të mirë është angazhimi i Amerikës në diplomaci. Kjo është ajo që po bën Presidenti Trump”, këmbënguli ai.
Por Zelensky nuk ishte i kënaqur me këtë, duke u përgjigjur se Putini theu vazhdimisht marrëveshjet e mëparshme të rëna dakord me vendet e tjera. “Pra, për çfarë lloj diplomacie, JD, po flisni?”
Kjo bëri që Vance të shpërthejë, duke akuzuar Zelenskyn për “mosrespektim” dhe për organizimin e “tureve propagandistike”.
“A keni thënë faleminderit një herë?”, tha JD Vance.
Kur ai përpiqet të argumentojë, Trump ndërhyn dhe i thotë:
Mos na thuaj se çfarë do të ndjejmë. Ju nuk jeni në gjendje të diktoni se çfarë do të ndiejmë … Ju e keni lejuar veten të jeni në një pozitë shumë të keqe … Nuk i keni letrat tani me ne.
Ju po luani kumar me jetët e miliona njerëzve, po luani me Luftën e Tretë Botërore. Dhe kjo që po bëni është shumë mosrespekte ndaj këtij vendi.
Pasi JD Vance e akuzon atë që nuk e ka falënderuar për mbështetjen
Zelensky :A mendoni se nëse do të flisni me zë të lartë…
Top Channel