
Petrit Qoli nën akuzë për veprën penale të vrasjes me paramendim dhe i përfshirë në dosjen Plumbi i Artë, ka hedhur akuza të forta ndaj bashkëpunëtorit Nuredin Dumani.
Ky i fundit nuk u paraqit në seancë për arsye shëndetësore.
Nga qelia e xhamit ai ka treguar se ndihet i lumtur për SPAK dhe GjKKO, por nga ana tjetër thotë se po detyrohet të bëhet vrasës si Nuredin Dumani, sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha.
Petrit Qoli: Si çdo shqiptar dhe ato të diasporës jam i lumtur për Spak dhe Gjkko. Dumani si vrasës me pagesë shijon jetën jashtë sallës dhe ne baltosemi. Ai do Coca Cola, palestër dhe femra.
Jam dobësu 40 kg jemi në burg kot. Jam 25 vite besimtar prokuroria dhe gjykata mund të ma heqin baltën.Kam frikë se do vdes nga veremi, jo nga burgu. Ai është mongol leshator,do bëhemi si Nuredini do vrasim 5-6 vetë dhe 5 mln euro të gruposura dalim dhe marrim statusin.
Gjykata pezulloi afatin e paraburgimit për të gjithë të akuzuarit deri në seancën e radhës, në datë 4 mars.
Top Channel