Lufta e tarifave SHBA-Europë/ “Nuk jemi tërhequr”, Brukseli i përgjigjet Trump: Do mbrojmë shtetasit tanë

27/02/2025 13:08

Komisioni Europian u shpreh se do të reagojë “në mënyrë të vendosur dhe menjëherë kundër barrierave të pajustifikuara ndaj tregtisë së lirë dhe të ndershme”.

Komenti i tij erdhi pasi Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi se administrata e tij së shpejti do të shpallë një tarifë 25% për importet nga BE.

“BE-ja nuk do të qëndrojë duarkryq. Ne do t`i mbrojmë gjithmonë bizneset, punonjësit dhe konsumatorët europianë nga tarifat e pajustifikuara”, thotë Komisioni Europian.

I pyetur për tarifat ndaj BE-së, pas diskutimit të taksave ndaj fqinjëve të SHBA-së, Kanadasë dhe Meksikës, si dhe Kinës, Trump tha se e “kanë marrë një vendim do të ta shpallin shumë shpejt.

“Në përgjithësi do të jetë 25 për qind, për makinat e për mallrat e tjera”, u shpreh ai, ndërkohë që në fillim të muajit pati njoftuar tarifat për çelikun dhe aluminin e importuar nga blloku europian.

“BE-ja u krijua për të dëmtuar Shtetet e Bashkuara. Ky është qëllimi i saj dhe ata e kanë bërë një punë të mirë. Por tani unë jam president”, shprehet Trump.

Zotimi i Trumpit për tarifa reciproke ndaj importeve evropiane ka trazuar partneritetin e gjatë mes Shteteve të Bashkuara dhe Europës.

Presidenti ka thënë se tarifat amerikane do të jenë për përputhje me taksat që u vihen importeve amerikane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA