
Ilir Meta drejton Partinë e Lirisë e megjithatë për Metën nuk do të ketë liri edhe për ca kohë.
Pavarësisht se pretendoi se s’ka rrezik ikjeje dhe është e domosdoshme të lërë burgun për shkaqe politike dhe elektorale, Gjykata e Lartë vendosi të konsiderojë të pabazuar kërkesën e ish funksionarit, arrestuar prej 21 tetorit 2024 dhe për këtë shkak Meta u la nën arrest me burg.
Mbasi u mbyllën në dhomën e këshillimit gjyqtarët e lartë vendosën të lënë të pandryshuar dy verdikte të gjykatave më të ulëta, qe shpallën njëra pas tjetrës masën kufizuese ndaj Metës i dyshuar për korrupsion, pastrim parash dhe mos deklarim të pasurisë.
Kolegji penal i përbërë nga Ilir Panda, Albana Boksi dhe Mehdi Bici hodhi poshtë gjithashtu edhe rekursin tjetër që i përket bashkëshortes së Metës, zonjës Monika Kryemadhi, të cilën Gjykatat e Posaçme e ka urdhëruar të paraqitet të hënën e parë të çdo muaji në ambientet e SPAK.
Në seancën e Gjykatës së Lartë mbajtur me dyer të mbyllura nuk ishte asnjë nga avokatët dhe asnjë nga te dyshuarit, mbasi sipas ligjit, shqyrtimi i rekurseve në këtë fazë hetimore mbahet pa praninë e palëve.
Zyrtarisht deri më tani në dosjen Meta janë nën hetim, veç çiftit, edhe Pirro Xhixho dhe Ema Coku. Hetimet po kryhen nga SPAK, që hedh dyshimet se Meta është implikuar në çështjen CEZ DIA, por edhe në kontratat e lobimit në SHBA, çështje që janë mohuar dhe vazhdon t’i hedh poshtë edhe nga qelia e 313
Këtij vendimi avokatët e çiftit do të presin vendimin e zbardhur dhe shkaqet se përse u refuzuan nga Gjykata e Lartë, për t’iu drejtuar më pas Gjykatës kushtetuese qe për ta do të jetë shpresa e radhës.
Top Channel