Aksident me vdekje në Durrës, humb jetën 37-vjeçari
27/02/2025 09:51
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Durrës këtë të enjten, ku një 37-vjeçar ka humbur jetën.
Në lagjen numër 13, dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, që si pasojë 37-vjeçari me iniciale R. L. humbi jetën në vendngjarje.
Nga ana tjetër, shtetasja T. Ç. dhe K. D. që ndodhej në makinë me të janë dërguar në spital ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Top Channel