Raporti i “Freedom House”: Situata e pandryshuar nga një vit më parë për Shqipërinë dhe Kosovën

26/02/2025 19:57

“Freedom House” ka publikuar raportin për liritë politike dhe civile për vitin 2024, prej ku rezulton se situata në Shqipëri mbetet e pandryshuar krahasuar me vitin paraardhës. Shqipëria është vlerësuar me 68 pikë nga 100, i njëjti vlerësim ky si në vitin 2023.

Po ashtu, situatë të njëjtë me vitin e mëparshëm ka edhe Kosova, me 60 pikë, dhe të dyja vendet vlerësohen si “pjesërisht të lira”, klasifikim që kjo organizatë përdor për shtetet ku zhvillohen procese elektorale, por ku të drejtat e plota politike dhe liritë qytetare mbesin të kufizuara.

Një gjendje e pandryshuar, sipas vlerësimit të ‘Freedom House’, ekziston edhe në shtetet fqinje në Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut, ndërkohë që Serbia ka shënuar përkeqësim me një pikë krahasuar me vitin e kaluar.

Ndërkohë, në raportin e 2024-ës, organizata “Freedom House” vlerëson se liritë politike dhe civile kanë shënuar përkeqësim në gjashtëdhjetë shtete në botë, ndërkaq situata është përmirësuar në vetëm 34 prej tyre. Sipas organizatës, mbi 40 për qind e popullsisë së botës janë të prekur nga ky përkeqësim në vitin 2024, që shënon edhe vitin e 19 të kësaj prirjeje në nivel botëror.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA