Marrëveshja SHBA-Ukrainë, gazetarja që mbulon Shtëpinë e Bardhë: Detajet e paqarta, por janë shumë të favorshme për Trumpin

26/02/2025 11:01

Detajet mbi marrëveshjen për mineralet janë ende të paqarta, por duket se është “shumë e favorshme” për Uashingtonin, ka thënë një gazetare e Shtëpisë së Bardhë për BBC Radio 5 Live. 

Naomi Lim nga “The Washington Examiner” shpjegon: “Mendoj se kjo është ajo që Zelensky fillimisht e kundërshtoi kur kjo marrëveshje iu propozua për herë të parë nga Sekretari i Thesarit, Scott Besant.” 

Por, sipas saj, “me këtë luftë fjalësh” mes Zelenskyt dhe Trumpit, “Zelensky tani po ulet në tryezë, mendoj, me idenë se siguria ende duhet të diskutohet.”

Lim thotë gjithashtu se kjo varet nga ajo që do të thotë Rusia dhe çfarë do të sjellë Kremlini në tryezë në lidhje me marrëveshjen e vet për mineralet e rralla.

“Në thelb, ajo që po shohim është një angazhim financiar afatgjatë, një marrëveshje, një partneritet mes SHBA-së dhe Ukrainës, në këmbim të kontributit të Ukrainës me rreth 50% të të ardhurave të saj nga mineralet, nafta dhe gazi, infrastruktura dhe portet në një fond investimesh që menaxhohet bashkërisht nga SHBA-ja, por me SHBA-në që ka 100% të interesit në të”, shton Lim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA