
Raportet kanë zbuluar se në Shqipëri qarkullojnë çdo vit rreth 4 miliardë euro jashtë sistemit bankar, një pjesë e madhe e të cilave, janë burim i veprimtarive kriminale.
Vitet e fundit, është rritur ndjeshëm prezenca e investitorëve të huaj që çelin kompani fantazmë dhe blejnë prona të shumta me qëllim final pastrimin e parave.
Në puntatën e kësaj të mërkure, Inside Story do të sjellë një hulumtim të zgjeruar se si shumica e dosjeve të pastrimit të parave mbyllen rrugës.
Buja që shoqëron sekuestro paraprake, venitet shumë shpejt. Dosjet zvarriten dhe përmes procedurave shkohet drejt pushimit të dyshimtë.
Një fenomen që ngre dyshime për njerëzit e drejtësisë.
A janë këto metoda burim I joshjes që po afron përherë e më shumë personazhe misteriozë që pastrojnë paratë e mafieve ndërkombëtare…?!
Top Channel