
Fosmeti është një kimikat i përdorur më parë në Bujqësi për të luftuar insektet, por është ndaluar në shumë vende për shkak të rreziqeve që paraqet për shëndetin dhe mjedisin.
Ky pesticid mund të shkaktojë helmim të rëndë tek njerëzit. Ata që ekspozohen ndaj tij mund të kenë simptoma si: dhimbje koke, marramendje dhe të vjella, vështirësi në frymëmarrje dhe dobësi muskulore, probleme me kujtesën dhe dëmtime nervore në përdorim afatgjatë.
Në rastet më të rënda, mund të shkaktojë edhe koma ose probleme serioze me sistemin nervor.
Ky pesticid u ndalua për përdorim në Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sepse është shumë i dëmshëm për punëtorët dhe konsumatorët e ushqimeve mund të ndotë tokën dhe ujin, është i rrezikshëm për bletët dhe insektet e dobishme.
Produkte që përmbajnë mbetje të këtij kimikati mund të refuzohen nga tregjet ndërkombëtare.
Top Channel