Emri/ Tentoi të hynte në Shqipëri, arrestohet në Han të Hotit malazezi i shpallur në kërkim ndërkombëtar
26/02/2025 09:32
Një 38-vjeçar nga Mali i Zi u arrestua sot në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit.
I riu që tentonte të hynte në Shqipëri rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtare dhe është arrestuar me qëllim ekstradimin drejt Vjenës.
Autoritetet gjyqësore në Austri e kanë dënuar 38-vjecarin Armano Pepic një vit më parë me burg për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Vjedhja në rrethana rënduese”.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Vjenën, do të kryejë procedurat për ekstradimin e 38-vjeçarit, në Austri.
Top Channel