
Pas një seance që zgjati për më shumë se pesë orë, GJKKO la në fuqi masat e sigurisë për 19 të hetuarit e Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe ka zbutur masën e sigurisë vetëm për katër prej tyre, nga “arrest në shtëpi” në “detyrim paraqitje”.
Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se GJKKO la në fuqi masën “arrest me burg” për shtetasit, Edmond Tërthorja, Altin Murto, Amarildo Lleshi dhe Mehmet Qoshka.
Masat ndryshuan vetëm për katër profesorë, nga “arrest shtëpiak” në “detyrim paraqitje”, ndërsa janë lënë në fuqi të gjitha masat e tjera për detyrim paraqitje, gjithsej 9 të tilla, mes tyre edhe për dy zëvendës rektorët.
SPAK nxori të martën 24 masa sigurie për punonjës, administratorë dhe pedagogë të Universitetit Bujqësor të Tiranës. Ata akuzohen për abuzime me prokurimet.
Shumica e të hetuarve janë specialistë që ishin angazhuar në Komisionet e Vlerësimit të Ofertave dhe dyshohet se kanë favorizuar tre kompani për vlerën e gati 90 milionë lekëve.
Jo zyrtarisht bëhet me dije se SPAK ka nën verifikim edhe zyrtarë të dy Universiteteve të tjera.
Top Channel